Ukrainë/ Mbahet sot seanca e parë gjyqësore për ushtarin rus

Ukrainë/ Mbahet sot seanca e parë gjyqësore për ushtarin rus

Sot mbahet seanca e parë gjyqësore e një ushtari rus në Ukrainë.

Vadim Shishimarin i arrestuar disa javë më parë akuzohet se ka kryer krime lufte në Ukrainë.

21 vjeçari akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur. Nëse do të shpallet fajtor ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ukraina ka deklaruar se ka identifikuar mijëra krime lufte nga Rusia ndërkohë që Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shenjëstruar civilët.

Shishimari bashkë me disa ushtarë të tjerë, mendohet se po drejtonte një automjet të vjedhur kur panë 62 vjeçarin duke folur në telefon. Ushtari ishte urdhëruar të qëllonte civilin që ai mos të jepte informacione tek mbrojtësit ukrainas mbi vendodhjen e tyre.

Prokurorja e përgjithashme Iryna Venediktova deklaroi se ky gjyq ishte një shembull për të treguar se të gjithë ata që kryejnë krime lufte në Ukrainë do të përballet me drejtësinë.

EMISIONET