Ukrainë/ Malyar përsërit lutjen, "nuk mund të fitojmë pa më shumë ndihmë perëndimore"

Ukrainë/ Malyar përsërit lutjen, "nuk mund të

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se vendi i saj ka marrë vetëm 10% të armëve që ka kërkuar nga aleatët perëndimorë dhe po paralajmëron se nëse ato vende nuk e shtojnë mbështetjen e tyre, do të humbasin në luftën kundër Rusisë.

Hanna Malyar përsëriti një lutje të bërë rregullisht nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky , për SHBA-në, Britaninë e Madhe, aleatët evropianë dhe aleatë të tjerë globalë që të dërgojnë më shumë ndihmë ushtarake.

"Nga sa thamë se na duheshin, morëm rreth 10%. Sado që të përpiqet Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve perëndimorë nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë."

Malyar tha, "Ne duhet të dimë afate të qarta, sepse çdo ditë ka një vonesë, ne po flasim për jetën e ushtarëve dhe civilëve ukrainas. Nuk mund të presim shumë sepse situata është shumë e komplikuar."

Zelensky i ka quajtur përparimet e Rusisë në rajonin e Donbasit "të tmerrshme" dhe ka thënë se ka frikë se forcat e saj janë gati të marrin nën kontroll të gjithë rajonin e Luhanskut.

EMISIONET