Ukrainë/ Gjenden 200 trupa në një bodrum në Mariopol

Ukrainë/ Gjenden 200 trupa në një bodrum në Mariopol

Autoritetet në Ukrainë kanë deklaruar se 200 trupa janë gjetur në bodrumin e një ndërtese të shembur në Mariopol.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zbulimi erdhi pasi fqinjët ishin ankuar për erën e rëndë që vinte.

Këshilltari bashkiak Petro Andryushchenko tha se trupat e dekompozuar kishin lëshuar një erë shumë të rëndë në lagje, raporton Dolce Wele.

Lajmi vjen në një kohë kur presidenti Zelenski ka bërë akuza të vazhdueshme ndaj Rusisë për krime lufte duke shkaktuar sa më shumë vdekje e vrasje të civilëve në vendin e tij.

EMISIONET