Ukraina pretendon për gjenocid, Kievi: Sulmet energjetike të Rusisë janë ‘krim kundër njerëzimit’

Ukraina ka ndryshuar përkufizimin e fjalës gjenocid vetëm për të fajësuar Rusinë për sulmet ruse që kanë lënë miliona ukrainas pa energji elektrike. Sipas kryeprokurorit të vendit sulmi i infrastrukturës energjetike përbën gjenocid.

Ukraina pretendon për gjenocid, Kievi: Sulmet energjetike të

Ukraina ka ndryshuar përkufizimin e fjalës gjenocid sa i përket sulmeve të fundit të Rusisë kundër infrastrukturës së saj energjetike që ka lënë në errësirë miliona banorë.

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin tha se sulmet ndaj energjisë përbëjnë gjenocid.

"Sulmet në objektet kyçe kanë shënjestruar gjithë kombin ukrainas dhe kanë qenë përpjekje për të arritur te dorëzimi i Kievit," tha ai.

Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara, gjenocidi përfshin synimin për të shkatërruar, pjesërisht apo plotësisht, një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar.

Rusia mohon se ka një qëllim të tillë në luftën e nisur në fund të muajit shkurt.

Miliona persona në Ukrainë janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në mot të ftohtë e mijëra pa ujë, si pasojë e sulmeve ruse.

Autoritetet ukrainase, thonë se janë duke vazhduar punimet për të rregulluar dëmet në rrjet.

Prokurori Kostin ka thënë se zyra e tij është duke hetuar më shumë se 49.000 krime të luftës prej nisjes së konfliktit.

Ai ka bërë thirrje për krijimin e një tribunali ndërkombëtar të mbështetur nga perëndimi që kundërshton luftën, në mënyrë që Rusia të mbajë përgjegjësi.

EMISIONET