Ukraina po përgatitet për ofensivën e re ruse këtë muaj
Ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se vendi po parashikon një ofensivë të re ruse më vonë këtë muaj.
Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur deri atëherë, por
Ukraina kishte rezerva të mjaftueshme për të mbajtur forcat ruse.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat po luftojnë ashpër në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman, në lindje.
Komentet e Z. Reznikov erdhën disa orë përpara se të shpallej se ai do të zëvendësohej si ministër i mbrojtjes.
Shefi i inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov do të zërë vendin e tij, sipas një politikani ukrainas nga partia e Zelenskit.
Shkundja vjen mes një sërë skandalesh korrupsioni që kanë pllakosur ministrinë e mbrojtjes.
Reznikov ka mohuar raportet e mediave se disa zyrtarë të mbrojtjes dyshohen për përvetësim të fondeve publike për prokurimin e ushqimit për ushtrinë.
Ligjvënësi ukrainas David Arakhamia njoftoi riorganizimin të dielën, duke thënë se "lufta dikton politikat e personelit". Reznikov, një fytyrë e njohur në përpjekjet e Ukrainës për të siguruar armët perëndimore, tani do të bëhet ministër për industritë strategjike.