Ukraina në NATO, pas luftës, Stoltenberg: Putin nënvlerësoi aleancën dhe trimërinë e ukrainasve

E ardhmja e Ukrainës është në NATO, por jo në këto moment. Ky është qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, i ka vënë në dukje se anëtrësimi i Kievit në alenacë në këto moment nuk ësghtë në agjendën e saj.

Ukraina në NATO, pas luftës, Stoltenberg: Putin nënvlerësoi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shuar shpresat e ukrainasve prë një anëtarësimin të shpejtë në aleancën perëndimore ushtarake.

Megjithatë ai nuk përjashton mundësinë e anëtarësimit të Kievit në të ardhmen në aleancë, por deklaron se kjo nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.

Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”, por, shtoi se “ kjo nuk është në agjendë në mes të një lufte”.

Stoltenberg gjatë fjalës së tij tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë “dy gabime të mëdha strategjike”, që sipas tij janë nënvlerësimi i “trimërisë” dhe “vendosmërisë” së ukrainasve dhe nënvlerësimi i aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

Por pavarësisht faktit  nëse është apo jo anëtare e aleancës ushtarake, Kievit nuk i ka munguar mbështetja e NATO-s dh ejo vetëm.

Armatime dhe tanke janë dërguar nga aleanca vazhdimisht që prej shkurtit të të vitit të kaluar, ndërkohë që së shpejti pritet të mbërrijnë edhe avionë F-16.

Për trajnimin e pilotëve ukrainas për këtë model është treguar e gatshme edhe Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lëvizje këto që shihen me dyshim nga zyrtarët rus që deklarojnë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt. Por për përdorimin e avionëve F-16 nga pilotët ukraianas nuk do ta bënte NATO-n pjesë të konfliktit.

Zyrtarët në Rusi, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kanë deklaruar se Moska e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO.

Ndërkaq, udhëheqësit në Kiev kanë thënë se dëshirojnë që në të ardhmen shteti i tyre të bëhet pjesë e NATO-s.

EMISIONET