Ukraina mori statusin e vendit kandidat, Zelensky: Moment unik dhe historik në marrëdhënien me BE

Ukraina mori statusin e vendit kandidat, Zelensky: Moment unik dhe historik

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian, për dhënin e statusit kandidat Ukranës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale teksa ka  ripostuar mesazhin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili shpalli vendimin,  Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Po ashtu ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i cili ka shkruar:  Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë. Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen.

 

EMISIONET