Ukraina merr grantin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria

Ukraina merr grantin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria

Buxheti i Shtetit të Ukrainës ka marrë sot fondin e grantit nga Qeveria e Shqipërisë në vlerën 1 milion euro.

Ministria e Financave e Ukrainës në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri siguruan marrjen e ndihmës financiare në llogaritë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit të Ukrainës.

"Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. Ne i jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për mbështetjen e vendit tonë përballë një pushtimi të plotë rus. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës" tha Ministri i Financave i Ukrainës Sergii Marchenko.

Fondet do të përdoren për financimin e shpenzimeve prioritare të Buxhetit të Shtetit të Ukrainës.

Në qershor të këtij viti Qeveria shqiptare vendosi të japë ndihmë humanitarë në shumën e 1 milionë eurove për Ukrainën, për të përballuar kostot e shkaktuara nga lufta.

EMISIONET