Ukraina fiton betejën e Kharkiv-it, thotë instituti amerikan

Ukraina fiton betejën e Kharkiv-it, thotë instituti amerikan

Instituti për Studimin e Luftës në vlerësimin e tij të fundit të konfliktit thotë se Ukraina "ka të ngjarë të ketë fituar betejën e Kharkiv" , qyteti i dytë më i madh i vendit.

"Forcat ukrainase penguan trupat ruse të rrethonin, e të kapnin Kharkivin, dhe më pas i dëbuan nga rrethi i qytetit", thuhet në raportimin e fundit.

Gjithashtu vihet në pah fakti që njësitë ruse "në përgjithësi nuk ishin përpjekur të mbanin terren kundër forcave kundërsulmuese ukrainase gjatë disa ditëve të fundit, me disa përjashtime".

Studimi me bazë në SHBA tha se Ukraina tani ka të ngjarë të përpiqet të prishë linjat tokësore të komunikimit (GLOC) midis Belgorod [në Rusi] dhe forcave ruse të përqendruara rreth [qytetit të pushtuar nga Rusia] Izyum.

Ndërkohë, përpjekja kryesore ruse kishte për qëllim rrethimin e qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk në Luhansk.

Rusët mund të mos kenë mjaftueshëm fuqi shtesë të freskët luftarake për të kompensuar ato humbje dhe për të vazhduar ofensivën në një shkallë mjaft të madhe për të përfunduar rrethimin, megjithëse ata ka të ngjarë të vazhdojnë të përpiqen ta bëjnë këtë.

EMISIONET