Ukraina e indinjuar me akuzat e Amnesty International se po rrezikon civilët në luftën me Rusinë

Ukraina e indinjuar me akuzat e Amnesty International se po rrezikon

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ishte "i indinjuar nga akuzat e padrejta të Amnesty International", e cila akuzoi Kievin për rrezikimin e civilëve në luftën e tij me Moskën.

“Unë jam po aq i indinjuar sa ju nga raporti i Amnesty International. E konsideroj të padrejtë”, ka komentuar Kuleba në një video që ka postuar në Facebook.

Në raportin, të publikuar të enjten pas një hetimi katër mujor, OJQ-ja akuzoi ushtrinë ukrainase për ngritjen e bazave ushtarake brenda shkollave dhe spitaleve dhe nisjen e sulmeve nga zonat e banuara, një taktikë që shkel ligjin ndërkombëtar humanitar.

Kuleba nga ana e tij akuzoi Amnesty International për "ekuilibër të gabuar midis shtypësit dhe viktimës, midis vendit që shkatërron mijëra civilë, qytete, territore dhe vendit që reziston në mënyrë të dëshpëruar".

“Ndaloni së krijuari këtë realitet të rremë ku e gjithë bota është paksa fajtore për diçka dhe filloni të raportoni sistematikisht të vërtetën për atë që Rusia realisht përfaqëson sot”, shtoi ai.

Pak më parë, këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, kishte deklaruar se "jetët e njerëzve" janë "prioriteti" dhe se banorët e qyteteve që ndodhen pranë frontit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Podolyak akuzoi Amnesty International për përfshirje në një "fushatë dezinformimi dhe propagande" që plotëson pretendimet e Kremlinit.

EMISIONET