Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për statusin e vendit kandidat për Ukrainës

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për statusin e

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin sot nëse do t'i japin Ukrainës statusin e vendit kandidatit, pas një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian të premten e kaluar .

Ukraina pritet të aprovohet si vend kandidat për në BE në një samit të Brukselit të enjten, pasi Komisioni Evropian dha dritën jeshile.

Ukraina aplikoi disa ditë pas pushtimit rus në shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Statusi i vendit kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte "konsensus total" për Ukrainën. Por mund të duhen shumë vite për t'u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për sukses.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh; në disa raste për më shumë se një dekadë. Bosnja dhe Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor, por diskutimet priten të jenë të vështira.

Disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t'i jepet statusi i kandidatit, megjithëse kjo nuk pritet të ndodhë. Megjithatë, ka shpresa se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të bëjnë përparim./BBC/

EMISIONET