Udhëheqësi suprem i Iranit fal "dhjetëra mijëra" të burgosur
Të arrestuar gjatë protestave anti qeveritare janë mes dhjetra mijëra të burgosurve të falur nga lideri Suprem i Iranit. Amnistia në prag të përvjetorit të revolucionit islamik në 1979, pasoi një kreu i gjyqsorit, i cili theksonte se shumë prej të rinjve u cuan në rrugë të keqe nga perëndimi.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei fali "dhjetëra mijëra" të burgosur, mes të civë shumë të përfshirë në protestat anti qeveritare në prag të përvjetorit të revolucionit islamik në 1979.
Demonstratat shpërthyen shtatorin e kaluar pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të ndaluar nga e ashtuquajtura policia morale e Iranit.
Mahsa Amini, 22 vjeç, u arrestua pasi dyshohej se mbante hixhabin "në mënyrë të pahijshme" - në kundërshtim me kodin e rreptë të veshjes së Iranit për gratë.
Që në nisje, autoritetet në Iran I cilësuan protestat të mbështetura nga të huajt dhe nganjëherë janë përgjigjur me forcë vdekjeprurëse.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 500 demonstrues janë vrarë, duke përfshirë 70 të mitur, dhe rreth 20,000 janë arrestuar.
Protestat në mbarë vendin janë ngadalësuar ndjeshëm që nga fillimi i varjeve të para.
Media shtetërore e Iranit thotë se falja e të arrestuarve nga Ayatollah Khamenei erdhi pas një letër nga kreu i gjyqësorit i cilësoi shumë prej të arrestuarve si të rinj që ishin çuar në rrugë të gabuar nga ndikimi dhe propaganda e huaj.
Në letër thuhet se një numër protestuesish kishin shprehur keqardhje dhe kishin kërkuar falje.
Por ata që akuzohen për vepra më të rënda - të tilla si spiunazh për agjentë të huaj, vrasje ose shkatërrim të pronës shtetërore - nuk do të falen.
Masa gjithashtu nuk do të shtrihet për asnjë shtetas të dyfishtë që aktualisht është i ndaluar.
Sipas nenit 110 të kushtetutës iraniane, lideri suprem i vendit ka autoritetin për të dhënë falje me rekomandimin e gjyqësorit.
Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve "për herë të parë ndonjëherë" do të falen edhe të pandehurit që nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar.
Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran me bazë në Oslo vlerëson se të paktën 100 persona në paraburgim po përballen me dënime me vdekje
Katër persona janë ekzekutuar tashmë për krime të lidhura me protestat.