U qëllua me armë zjarri jashtë hotelit, vdes komando holandeze në SHBA

U qëllua me armë zjarri jashtë hotelit, vdes komando holandeze

Një komando holandez ka vdekur si pasojë e plagëve pasi u qëllua jashtë një hoteli në Indianapolis ndërsa ishte jashtë detyrës.

Ai ishte një nga tre ushtarët holandezë, në SHBA që kishin shkuar për stërvitje, të cilët u plagosën nga të shtënat me armë zjarri  në orët e para të së shtunës (27 gusht).

Ngjarja ndodhi jashtë hotelit Hampton Inn në lagjen, ku tre ushtarët kishin qëndruar.

Sipas Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes, dy viktimat e tjera janë të vetëdijshëm dhe janë në gjendje të qëndrushme shëndetësore.

Policia dyshon se komandot holandeze janë konfliktuar më herët me disa persona të tjerë, të cilët ishin kthyer për të marrë hak.

Agjencitë e zbatimit të ligjit të qytetit janë ende duke hetuar të shtënat dhe deri më tani nuk kanë raportuar për ndonjë arrestim. 

Zyrtarët holandezë të mbrojtjes konfirmuan se ushtarët kishin qenë jashtë detyrës në kohën e sulmit dhe se familjet e tyre ishin njoftuar.

Të tre ushtarët ishin anëtarë të Korpusit Komando, një nga njësitë e operacioneve speciale në forcat e armatosura të Holandës.

EMISIONET