U përplas nga një fuoristradë teksa po ecte në anë të rrugës, vdes 31-vjeçarja shqiptare në Itali
Në Rimini , një vajzë 31 vjeçe me origjinë shqiptare humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pasi u përplas nga një fuoristradë teksa po ecte buzë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjeçareje me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina, kjo e fundit u plagos rëndë dhe u shtrua në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi në orën 21:30, kur dy vajzat që po ecnin përgjatë një rruge me ndriçim të dobët ku u përplasën nga një Volkswagen Tiguan, i drejtuar nga një burrë.
Përveç ambulancave, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe efektivë të policisë rrugore për të kryer hetimet.
31-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Motoristi deklaroi se nuk i kishte parë. Gjithashtu sipas burimeve, burri rreth të gjashtëdhjetave po shoqëronte një person në spital.