U mashtrua në telefon / 90-vjeçares i vjedhin 32 milionë dollarë

U mashtrua në telefon / 90-vjeçares i vjedhin 32 milionë

Policia e Hong Kongut ka arrestuar një burrë pasi një grua 90-vjeçare humbi 32 milion dollarë nëpërmjet një mashtrimi telefonik.

Gruaja kontaktoi policinë në 2 Mars dhe u tha atyre se kishte bërë një total prej 10 pagesash pasi mashtruesit i thanë se identiteti i saj ishte përdorur për aktivitete kriminale në territorin e Kinës, informoi policia për CNN.Gruaja tha se kishte marrë një telefonatë në gusht të vitit 2020 nga dikush që pretendonte se punonte në zbatimin e ligjit në Kinë.

Pastaj një burrë që pretendonte se ishte zyrtar i zbatimit të ligjit e vizitoi në shtëpi dhe i dha asaj një celular me të cilin mund të komunikonte me ta,thotë policia.

Gruaja më pas bëri një seri transaksionesh nga telefoni në dy llogari bankare siç udhëzohej nga zyrtari i supozuar.Sipas deklaratës, policia arrestoi një 19-vjeçar në 25 mars. Ai është liruar me kusht dhe do të gjykohet në fund të prillit.

Hetimi vazhdon, shton policia. Gruaja jeton në një nga lagjet më të pasura të Hong Kongut, një zonë e quajtur The Peak, raporton South China Morning Post. 

 

 

Bote Kine

EMISIONET