U kap me 22 kg kokainë në Itali, shqiptari dënohet me 7 vite vurg dhe 60 mijë euro gjobë

U kap me 22 kg kokainë në Itali, shqiptari dënohet me 7 vite vurg

Një 49 vjeçar shqiptar i cili u kap me 22 kilogramë kokainë më 22 janar në 2021, në Itali është dënuar me 7 vite burg. Po ashtu ai do paguajë dhe një gjobë prej 60 mijë eurosh.

Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptarit, Marin Dajani iu gjet droga në sediljen e përparme të fuoristradës me të cilën po udhëtonte.

Mësohet se ai nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë para se të merrej me shpërndarjen e drogës.

Teksa shërbente si korrier ai punonte njëkohësisht edhe në një një fabrikë në Zvicër.

Dajani i ishte justifikuar policisë se po udhëtonte drejt shtëpisë së tij, por policët kishin kërkuar t’i kontrollonin makinën Land Rover.

Agjentët e antidrogës gjetën kokainën në sediljet e përparme pasi i çmontuan ato. Nëse kokaina do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e rreth 1.5 milionë euro.

Pasi doli para gjykatës italiane, 49 vjeçari Dajan u dënua me 7 vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë.

EMISIONET