U hoqi llogarinë, Pornhub “sherr” me Instagram: Po diskriminohen punonjësit tanë të seksit

U hoqi llogarinë, Pornhub “sherr” me Instagram: Po

Një "luftë" është ndezur javët e fundit midis Instagram dhe Pornhub, me uebsajtin kryesor pornografik që pretendon diskriminim ndaj punonjësve të seksit.

Së fundmi dy platformat kanë shkëmbyer letra dhe akuza për “shkelje” të politikave dhe të drejtave të tyre.

Instagram fillimisht ndaloi llogarinë zyrtare të Pornhub nga platforma e tij, duke pretenduar se "shkel në mënyrë të përsëritur politikat e tyre".

Megjithatë, faqja e përmbajtjes për të rritur u kundërpërgjigj, duke argumentuar se platforma e mediave sociale duhet t’i japë fund çdo diskriminimi ndaj atyre që punojnë në industrinë e të rriturve.

Disa ditë më parë, Instagram hoqi llogarinë zyrtare të Pornhub, duke mërzitur rreth 13,000,000 ndjekësit e faqes.

Në një letër të hapur drejtuar Instagramit dhe Metës, Pornhub i akuzon ata për “zbatim të errët, diskriminues dhe hipokrit të kushteve dhe politikave të tyre”.

Letra, e cila u miratua nga Koalicioni i Fjalës së Lirë, Shoqata e Artistëve të Performancës për të Rritur dhe një listë me më shumë se 60 yje të filmit për të rritur, shton:

"Punëtorët dhe aktorët e seksit janë vënë në shënjestër të padrejtë në formën e ndalimeve, pezullimeve dhe humbjes së privilegjet e heqja e përmbajtjes, pavarësisht se kujdesemi shumë që të mos shkelim udhëzimet e komunitetit të Instagramit."

EMISIONET