U hodh për të shpëtuar motrën e vogël, mbytet 10-vjeçari në lumë

U hodh për të shpëtuar motrën e vogël, mbytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin Big Sioux në Dakota Jugore, SHBA.

Një 10-vjeçar, Ricky Lee Sneve u përpoq të shpëtonte motrën e tij të vogël e cila ra aksidentalisht në ujë. Ai arriti ta shtynte në breg motrën, por 10 vjeçari u mbyt.

Zyra e Sherifit të Qarkut Lincoln konfirmoi se trupi i tij u gjet disa orë më vonë.

"Ricky u hodh për të shpëtuar motrën e tij Chevelle", tha nëna e tyre, Nicole Eufers për mediat amerikane, duke thënë se djali i saj i mësoi "të duan dhe vlerësojnë jetën". 

Chad Sneve , babai i djalit, tha se djali i tij, më i madhi nga katër, ishte një person që bënte gjithçka për të gjithë: "Ai ishte bujar, i mirë dhe i veçantë, më shumë nga sa mund ta shpjegoj". 

Xhaxhai i Ricky Ricky Eufers ka filluar një mbledhje fondesh GoFundMe për të ndihmuar familjen, shkruan TGcom.

EMISIONET