Trus për dorëheqjen: Nuk mu dha mundësia të ulja taksat dhe të rrisja ekonominë

Trus për dorëheqjen: Nuk mu dha mundësia të ulja taksat dhe

Ish-kryeministrja britanike Liss Truss ka thyer heshtjen pas dorëheqjes nga detyra.

Në një shkrim për Sunday Telegraph ajo shprehet se mandate i shkurtër prej vetëm 49 ditësh, ishte për shkak se nuk iu dha asnjë herë mundësia të ndërmerrte uljen e taksave e për të nxitur rritjen ekonomike, pasi u rrëzuan nga “stabiliteti ekonomik i majtë”.

Truss besonte se në një afat të mesëm politikat e saj do të kishin nxitur rritjen dhe për këtë arsye do të ulnin borxhin.

‘Pjesë të mëdha të medias dhe sferës më të gjerë publike ishin bërë të panjohura me argumentet kyçe rreth politikës tatimore dhe ekonomike dhe me kalimin e kohës ndjenja ishte zhvendosur majtas,’ shkroi ajo.

Ajo tha gjithashtu se nuk e kishte vlerësuar forcën e rezistencës me të cilën do të përballej ndaj planeve të saj, duke përfshirë heqjen normës më të lartë të tatimit mbi të ardhurat.

‘Unë supozova me hyrjen në Downing Street se mandati im do të respektohej dhe pranohej. Sa gabim e kisha. Ndërsa prisja rezistencën ndaj programit tim nga sistemi, e nënvlerësova shtrirjen e saj,’ shkruan ajo.

paketa prej 45 miliardë funtesh e reduktimeve të taksave të pafinancuara sipas propozimit të bërë nga qeveria e Trus  solli ndikim të menjëhershëm në tregje që reaguan negativisht duke bërë që paundi të prekte një nivel të ulët rekord.

Truss u detyrua të jepte dorëheqjen  vetëm  49 ditë pas marrjes së detyrës duke e bërë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

EMISIONET