Trupi i dekompozuar gjendet brenda çantës së zezë, e solli rrjedha e lumit

Trupi i dekompozuar gjendet brenda çantës së zezë, e solli

Trup i i dekompozuar i një njeriu është gjetur brenda një çante të madhe të zezë në ujrat e lumit Po në Rovigo, Itali.

Prokuroria e Rovigos ka nisur hetimet.  Për momentin është e vështirë të bëhet identiteti i viktimës apo për të saktësuar nëse trupi është i një gruaje, siç duket nga të dhënat e para, informon agjencia e lajmeve ANSA.

Çanta është gjetur dje por vetëm sot është njoftuar nga autoritetet italiane.

Policia është ngritur në alarm për të zbuluar identitetin e viktimës por dhe ngjarjen që nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me një vrasje që ka ndodhur më larg por që rryma e ka sjellë çantën atje dhe ku është gjetur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një qytetar njoftoi për çantën që kishte parë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në spital dhe po kryhen ekzaminimet.

EMISIONET