"Trump nuk përmendi NATO-n"/ Ish-kreu i SHISH në "Drejt", Visho Ajazi Lika: Aleatët kanë marrë një pozicion jo fort miqësor ndaj tij

I ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën, në "Ora News", ishte Visho Ajazi Lika, ish-Ambasadori i Shqipërisë në NATO, ku ndër të tjera rrëfeu historinë e anëtarësimit të tij dhe arsyen se pse Trump nuk përmendi NATO-n në fjalimin e tij.

"Unë kam pasur lidhje me NATO-n. Unë kam aplikuar për të qenë Asistent-Sekretar i Përgjithshëm për Departamentin e Emergjencave dhe Teknologjive të reja.

U hap si pozicion dhe një nga aplikantët kam qenë dhe unë. Arrita u futa dhe në atë që quhet "Short list", me 5 vetat e fundit e aty u zgjodh përfaqësuesi italian, i cili më parë ishte drejtor i agjencisë së BE.

Kjo është dhe arsyeja që mu ofrua që të shkoja në NATO. Duke pasur backgroundin e marrëdhënieve që ka pasur Trumpi me këto dy organizata të mëdha dhe për faktin që kaloi një periudhë të vështirë gjatë administratës Biden.

Aleatët kanë marrë një pozicion jo fort miqësor ndaj tij për arsye që dihen. Ai ishte mjaft agresiv në llojin e vetë.

Amerika pavarësisht çdo gjëje, aleati natyral i SHBA është Europa. Ajo nënkuptohet edhe në qoftë se nuk përmendet", u shpreh ish-kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika.

EMISIONET