Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që synon Afrikën e Jugut
Presidenti amerikan ka thënë më parë se do të shkurtojë të gjitha fondet për Afrikën e Jugut.
“Ata po marrin tokën, po konfiskojnë tokën dhe në fakt ata po bëjnë gjëra që janë ndoshta shumë më keq se kaq.”, tha Trump.
Presidenti dukej se po i referohej një ligji të ri në Afrikën e Jugut që i jep qeverisë kompetenca në disa raste për të shpronësuar tokën nga njerëzit.
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa mbrojti politikën e tokës së vendit të tij pas kërcënimit të Trump, duke thënë se qeveria nuk kishte konfiskuar asnjë tokë dhe politika kishte për qëllim sigurimin e aksesit të barabartë publik në tokë.
Afrika e Jugut është partneri më i madh tregtar i Amerikës në Afrikë.