Trump bisedë telefonike me Putin, Washington Post: Presidenti i ardhshëm i SHBA e paralajmëroi të mos përshkallëzonte konfliktin me Ukrainën
Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të enjten për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Sipas burimeve për Washington Post, Trump e ka paralajmëruar Putinin të mos e përshkallëzonte konfliktin dhe i kujtoi atij praninë e konsiderueshme ushtarake të SHBA-së në Evropë.
Dyshja diskutuan gjithashtu qëllimin e paqes në kontinent, si dhe perspektivën e një thirrjeje të mëtejshme së shpejti për të shqyrtuar zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
WP tha se burime treguan se qeveria e Ukrainës ishte informuar për thirrjen e Putinit, dhe nuk kundërshtoi që biseda të zhvillohej.
Kujtojmë se të premten, Kremlini tha se Putini ishte i gatshëm të diskutonte Ukrainën me Trump, por kjo nuk do të thotë se ai ishte i gatshëm të ndryshonte kërkesat e Moskës, domethënë që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të dorëzojë katër territoret e mbajtura aktualisht nga Rusia.