Tronditet Afganistani, 25 viktima nga shpërthimi i një bombe në një stacion treni

Tronditet Afganistani, 25 viktima nga shpërthimi i një bombe në

Të paktën 25 persona janë vrarë pasi një bombë shpërtheu në një stacion hekurudhor në provincën Balochistan të Pakistanit.

Mes viktimave 14 prej tyre ishin ushtarakw qw po ktheheshin nga njw trajnim.

Dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi kur një tren ishte gati të nisej nga stacioni i Quetta në Pakistanin jugperëndimor për në Peshawar.

Një grup militant, Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, tha se kreu bombardimin në atë që policia po e konsideron një sulm vetëvrasës. Madje shtohet se nw shwnjestwr kishin njw njwsi ushtarake

Kohët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve vdekjeprurëse në provincë, të nxitur nga kërkesat për pavarësi dhe kontroll mbi burimet lokale.

Njw Zyrtar i lartë i policisë tha se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz që mbante 6-8 kg eksploziv.

Kryeministri i Balochistanit e quajti aktin të mjerueshëm dhe autorët "më keq se kafshët". Ai tha se autoritetet do t'i ndjekin dhe "do t'i çojnë në fundin e tyre logjik".

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, Sardar Ayaz Sadiq, dënoi shpërthimin, duke thënë se përgjegjësit ishin "armiqtë e njerëzimit".

Rajoni ku ndodhi shpërthimin ndan një kufi të paqëndrueshëm me Iranin dhe Afganistanin e kontrolluar nga talebanët.

EMISIONET