"Fitova, tani flas unë!" Beccheti shpall fitoren, shpalos banderola gjigande në një nga sheshet kryesore të Romës

Biznesmeni i njohur Francesko Beccheti duket se ka shpallur fitoren në raport me gjyqin ndaj qeverisë shqiptare duke bërë edhe publicitet në Itali.

Në sheshe kryesore të Italisë, si “Piazza di Spagna” (sheshi i Spanjës), një nga sheshet simbol të Romës është shpalosur banderola me një foto profil të Bechetit ku shkruhet se ka fituar kundër presionit politik.

Në një ndërtesë historike ndodhen dy fotografi gjigande të sipërmarrësit Italian Francesko Beccheti.

Në banderolë shkruhet: “Kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Kam fituar. Flas unë tani!”

Flitet për një ëebsite ku ai shpjegon çfarë ka ndodhur në atë që e quan ‘luftë politike me qeverinë shqiptare” raporton gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Në portalin e tij ai shkruan se ka dalë i fituar nga kjo betejë politike se në Arbitrazh ka kërkuar 650-milionë euro dëmshpërblim dhe se i është dhënë e drejta të fitojë 110 milionë euro.

“Piazza di Spagna” në Romë është një nga sheshet më të frekuentuara nga turistët.

Lexo dhe: “Shqipëria do të bllokohet nëse nuk paguan”, Becchetti: Qeveria Rama më detyrohet 150 milionë euro

EMISIONET