Tre armë për të qëlluar Trump, Kongresi nis hetimet për rolin e shërbimeve sekrete amerikane
Kongresi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar hetimin për përgjegjësinë e Shërbimit Serket të cilët dështuan në sigurimin e ish Presidentit Amerikan, Donald Trump.
Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati kanë filluar të mbledhin informacione, dokumente dhe dëshmi për atë që ndodhi të shtunën në Pensilvani, për shkeljet e sigurisë dhe për masat që duhet të merren në të ardhmen për të garantuar sigurinë e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale.
Udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Kongres po pyesin se si një person i armatosur mund të kishte hapur zjarr ndaj një personi nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret, citon CNN.
Kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle për një seancë dëgjimore, e cila do të paraqitet para Komisionit në ditët në vijim.
Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Mark Green, kërkoi dokumente, detaje dhe një informim mbi masat e sigurisë të miratuara për tubimin e Trump në Pensilvani.
Sakaq, ekspertiza mjeko-ligjore e autoriteteve amerikane, ka dalë në përfundimin se janë përdorur tre armë për qëlluar ish Presidentin, raportojnë mediat amerikane.
Tre të shtënat e para ishin në përputhje me armën e supozuar A, pesë të tjerat ishin në përputhje me armën e pretenduar B dhe "pulsi akustik" i fundit u lëshua nga një armë e mundshme C, sipas analizës të publikuar nga CNN.
Ndërkohë liderët botërorë kanë dalë në mbrojtje të Donald Trump. E kundërta ndodh me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.