Tre atentat që tronditën SHBA/ Trump firmos urdhrin ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve për vrasjet e John F Kennedy, Robert Kennedy dhe Martin Luther King Jr

Tre atentat që tronditën SHBA/ Trump firmos urdhrin ekzekutiv për

Presidenti Donald Trump vijon me firmosjen e urdhrave ekzekutivë në Shtëpinë e Bardhës. I radhës ishte një urdhër për deklasifikimin e dokumenteve që lidhen me tre nga atentatet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së, vrasjet e John F Kennedy, Robert F Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

Ky është një nga njoftimet parazgjedhore të Trump që e zbatoi duke firmosur një urdhër ekzekutiv në kuadër të një “stuhie” urdhrash ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij.

“Shumë njerëz e presin këtë, për shumë kohë, për dekada të tëra. Gjithçka do të zbulohet” tha Trump. Presidenti kërkoi që stilolapsi që përdori për të nënshkruar urdhrin t'i jepej Robert F Kennedy Jr, i cili është i propozuari i Trump për postin e Sekretarit të Shëndetësisë.

Presidenti John F Kennedy u vra në vitin 1963, ndërsa vëllai i tij Robert F Kennedy u vra gjatë garës për president në vitin 1968, dy muaj pasi King, udhëheqësi më i famshëm i të drejtave civile në Amerikë, u vra në Memphis. Shumë nga dokumentet që kanë lidhje me hetimet janë publikuar ndër vite që nga ajo kohë, megjithëse mijëra mbeten ende të redaktuara, veçanërisht në lidhje me John F Kennedy. Këto tre atentate kanë tronditur SHBA-në, sidomos i pari, pasi u krijuan skenarë të pafund konspirativ se kush, si dhe pse planifikoi vrasjen e një presidenti popullor.

EMISIONET