Trajneri olimpik i notit 'çmendet' pas fitores, shikoni reagimin epik
Trajneri olimpik i notit, Dean Boxall, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve nga mënyra e reagimit pasi sportistja, Ariare Titmus, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale video e festimit të trajnerit u bë virale.
Gjestikulacionet dhe lëvizjet e trajnerit u bënë meme nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Në Australi, transmetuesi Fox Sports e shpalli Boxall një "ikonë të menjëhershme".
Shumë shikues, përfshirë tenisten australiane Daria Gavrilova, dëshironin që edhe ata të kishin atë nivel inkurajimi.