Tragjike! Mbyten 22 emigrantë në brigjet e Libisë

Tragjike! Mbyten 22 emigrantë në brigjet e Libisë

Të paktën 22 emigrantë, mes tyre tre fëmijë  janë mbytur në brigjet e Libisë.

Lajmin e ka bërë me dije OKB, ndërkohë njofton se të gjithë viktimat janë nga Mali.

Sipas mediave të huaja, pas nëntë ditësh në det në një gomone, 61 të mbijetuar, shumica prej tyre nga Mali, u shpëtuan nga roja bregdetare libiane dhe u sollën në breg, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

22 të vdekurit ishin në mesin e një grupi prej 83 emigrantësh të bllokuar në një varkë që ishte në rrezik që nga 22 qershori, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Malit.

Qeveria e Malit njoftoi sot,  tha sse një krizë urie si pasojë e luftës në Ukrainë, mund të rrisë shumë përpjekjet për të udhëtuar në Evropë.

 

EMISIONET