Tragjedia në Itali/ Masakroi me thikë gruan dhe djalin 5-vjeçar, vetëvritet në burg 39-vjeçari

Tragjedia në Itali/ Masakroi me thikë gruan dhe djalin

Tetë muaj pasi vrau bashkëshorten dhe djalin e tij 5-vjeçar, italiani Alexandro Riccio i dha  fund jetës së tij në qeli.

Mediet italiane njoftojnë se gardianët e burgut e gjetën atë të vdekur brenda qelisë mesnatën e së shtunës (25 shtator).

Sipas raportimeve nga Tgcom24, 39-vjeçari u var me pantallonat e tij nga kangjellat e qelisë, ndërsa i burgosuri tjetër ishte në gjumë.

Alexandro Riccio kishte  masakruar familjen  me thikë në Torino dhe më pas kishte tentuar të bënte vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit.

Megjithatë atëherë, ai ia doli të shpëtojë me disa lëndi,e të lehta në trup.

EMISIONET