Tragjedia në Ishullin e Iskias Itali: Mes viktimave 4 fëmijë, më i vogli vetëm 22 ditësh

Tragjedia në Ishullin e Iskias Itali: Mes viktimave 4 fëmijë,

Tetë viktima të identifikuara, 4 persona ende në kërkim, dhjetra të plagosur, dhjetra banesa të shkatërruara nga rrëshkitja e dheut, mbi 230 persona të mbetur pa banesë. Ky është bilanci i fundit në ishullin e Iskias (Ischia) në Golfin e Napolit ku duke e gdhirë e shtuna 26 nëntor, një mot i keq me shira të dendur shkaktoj këtë fakteqësi natyrore që mori me vete një pjesë të qytetit e jetë njerëzish.

Mes viktimave janë 4 fëmijë, Giovani Giuseppe një vogëlush 22 ditësh i lindur më 4 nëntor, Francesco 11 vjec, Maria Teresa 6 vjec, Michele 15 vjec e prindërit e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Qeveria Meloni ka shpallur për një vit gjëndjen e emergjencës natyrore e ka lëvruar 2 miliardë euro duke emëruar një Komisar të Jashtëzakonshëm për të menaxhuar situatën e vështirë në të cilën ndodhen sot banorët, bizneset e jetën e banorëve në këtë ishull.

Skuadrat e zjarrfikësave, repartet vullnetare, forcat e rendit ajrore e ujore, e mjetet e shpëtimit ndodhen prej shumë orësh në Ischia në kërkim të personave të humbur e banorëve në nevojë.  
Tre nga personat e plagosur janë në gjëndje të rënduar shëndetësore e banorët e mbetur pa strehë do të mikpriten në strukturat e hoteleve të zonës.

Nuk mungojnë debatet publike e mediatike mbi këtë fakteqësi njerëzore që sipas politikës akuzuese "mund të evitohej nëse luftohej sic duhej abuzivizmi në ndërtimet e banesave, e strukturat viheshin në siguri në zona të lejueshme e sipas normativës së detyruar ligjore."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET