Tragjedi në Siri, fundoset varka dhe mbyten 61 emigrantë, dhjetëra të zhdukur

Tragjedi në Siri, fundoset varka dhe mbyten 61 emigrantë,

Trupat e 61 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë, tha ministri i Transportit i Libanit.

20 të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin jugor të Sirisë, Tartus.

Ata thanë se anija kishte rreth 120 - 150 persona kur u fundos të enjten.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autoritetet nuk kanë thënë ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, por operacioni i shpëtimit vazhdon ende, pavarësisht kushteve të vështira.

Zyrtarët shtuan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit.

Besohet se mes pasagjerëve kishte libanezë, sirianë dhe palestinezë, dhe përfshinin disa gra dhe fëmijë.

Varka besohet se ishte nisur drejt Evropës kur u fundos, shkruan BBC.

EMISIONET