Trafikonin shqiptarë dhe i “punësonin” në ferma kanabisi, goditet grupi kriminal në Britani

Trafikonin shqiptarë dhe i “punësonin” në ferma

Jeton Memia, 29 vjeç, është arrestuar në Britani, pasi dyshohet si kreu i një grupi kriminal që trafikonte shqiptarë e më pas i punësonte  për të trafikuar kanabisin.

Mediat britanike bëjnë me dije se përveç Memia-s në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë.

Dyshohet se 29-vjeçari shqiptar së bashku me persona të tjerë paguanin persona që të kujdeseshin dhe të trafikonin kanabisit.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi disa gomone, një sasi kokainë, dhe kanabis dhe pajisje që përdoreshin në fermat e kanabisit.

Trafikonin shqiptarë dhe i “punësonin” në ferma

Autoritetet thanë në një deklaratë: Ky është një hetim kompleks ndaj grupeve të krimit të organizuar që kanë drejtuar ferma kanabisi në të gjithë vendin dhe u kanë krijuar mundësitë emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe që të punojnë për to.

Ndërkohë që hetimi vazhdon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në grupin e kultivimit të kanabisit.

EMISIONET