Transportonin 30 kg lëndë të paligjshme me makinë, vihet në pranga dy korrierët shqiptarë

Transportonin 30 kg lëndë të paligjshme me makinë, vihet

Autoritetet zvicerane kanë goditur një rrjet kriminal të trafikut të kokainës, duke arrestuar dy korrierët shqiptarë. Sipas mediave të huaja dy shqiptarët 28-vjeç dhe 30-vjeç u kapën me një ngarkesë 30 kg drogë në makinë në zonën e Ticinos.

Punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) i ndaluan me 30 kilogramë kokainë të fshehura në veturën me të cilën po udhëtonin. Hetimi, tashmë i koordinuar nga prokurori publik i Ticinos, Luca Losa, synon të sqarojë origjinën dhe rrugën e drogës.

Sipas kontrolleve fillestare, droga nuk ishte e destinuar për territorin zviceran, por për vende të tjera të Europës. Dy personat u morën në pyetje dhe u arrestuan. Konkretisht shqiptarët akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët dhe hetimet janë ende aktive.

EMISIONET