Trafikanti shiste kokainën që e mbante të fshehur në të brendshmet e tij

Trafikanti shiste kokainën që e mbante të fshehur në të

Një trafikant droge u kap në Kembrixh duke shitur qese me kokainë, të cilat i mbante të fshehura në të brendshmet e tij.

19 vjeçari Danyal Dumbia u pa me 22 vjeçarin Kevin Patrocinio, duke u shitur kokainë dy personave në Fen Causeway, Kembrixh, nëntorin e kaluar.

Dyshja nga Glasgou u arrestua, dhe Dumbia më vonë u përpoq të hidhte 89 qese me kokainë në një tualet të stacionit të policisë.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Policia tha se partneri i tij u pa duke u munduar të fshihte një pako parash në bar në momentin e arrestimit.

Gjatë një kontrolli, u zbulua se ai mbante 370 £ - ndërsa 19 vjeçari u kap me 890 £.

Ky i fundit u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë, komplot për trafikimin e kokainës, tre akuza për sulm ndaj një punonjësi të urgjencës, dëmtim kriminal dhe përvetësim, përdorim dhe posedim të pronës kriminale.

Nga ana tjetër, 22 vjeçari pranoi se kishte komplotuar në trafikimin e kokainës dhe në përvetësimin, përdorimin dhe posedimin e pronës kriminale.

Ai u dënua në gjykatë me 19 muaj burg, ndërsa Dumbia u dënua me 20 muaj në burgun e të rinjve.

 

 

EMISIONET