Tornado në Gjermani/ Plagosen 43 persona, një në gjendje të rëndë

Tornado në Gjermani/ Plagosen 43 persona, një në gjendje të

Mbi 40 njerëz janë plagosur në Gjermani si pasojë e tornadove që kanë goditur të premten në mbrëmje.

North Rhine Westphalia ka qenë rajoni më i prekur por edhe me dëme të mëdha. Ekspertët kanë theksuar se tornadot janë regjistruar në Paderborn, Lippstadt dhe Lutmarsen.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se në Paderborn, 43 njerëz janë plagosur ndër të cilët një në gjendje të rëndë.

Po ashtu autoritetet kanë nënvizuar se edhe dëmet janë të mëdha me shtëpi të shkatërruara, pemë të shkulura nga forca e tornados por edhe shumë mjete që nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Erërat e fuqishme janë raportuar edhe në pjesë tjera të Gjermanisë, duke përfshirë Bavarinë.

Gjatë gjithë së mërkurës në Bocholt dhe zonat përreth ka pasur erëra shumë të forta që arrinin shpejtësinë nga 180 deri në 255 km në orë.

Edhe Republika Çeke ka raportuar për dëme të konsiderueshme si pasojë e erërave të fuqishme. Sipas shërbimeve të motit në këtë shtet, shpejtësia e erërave ka shkuar në 130 kilometra në orë.

 

EMISIONET