Tentoi të grabisë vilën e Di Marias, shqiptari dënohet me 6 vite burg

Tentoi të grabisë vilën e Di Marias, shqiptari dënohet me 6

Gjykata italaine ka dënuar me 6 vite burg shqiptarin e akuzuar për tentativën e grabitjes së vilës së futbollistit argjentinas, Angelo Di Maria, në kohën kur luante me Juventusin.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për shqiptarin, i cili akuzohet se mbrëmjen e 6 tetorit të vitit 2022 ka tentuar të grabisë me armë vilën e Di Marias në Torino, por gjykata ka vendosur të japë vetëm gjysmën e dëminit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik.

“Corriere” raporton se mbrëmjen e grabitjes Di Maria ndodhej në vilën e tij në shoqërinë e shokurt të skuadrës serbit Dushan Vlahovich.

I vetmi i akuzuar për grabitjen është shqiptari i dënuar, ndërsa bashkëpuntorët e tjerë nuk u identifikuan kurrë. I pandehuri kishte disa dënime të mëparshme dhe u akuzua për 14 vepra penale, duke përfshirë një tjetër grabitje që dyshohet se ka ndodhur ditët e mëparshme.

Gjatë gjyqit p[ati debate të forta mes palës mbrojtje dhe akuzës. Avokatët arritën që të shpëtinin shqiptarin nga akuza e qitjes me armë në momentin e grabitjes, por jo për ato për agresionin ndaj një zyrtari publik dhe shkaktimin e lëndimeve.

Prokuroria kishte kërkuar gjithsej 12 vjet e 4 muaj burgim. Prokuroria pretendonte se sulmi ka qenë i frikshëm nga banda kriminale, që sulmuan të armatosur futbollistin, madje dhe me të shtëna armësh, duke i terrorizuar. kapja e shqiptarit u bë menjëherë pas krimit, kurse shokët e tij u arratisën.

EMISIONET