Tentohet të hidhet në erë gazsjellësi turk? Moska: Dështon komploti ukrainas

Rusia thotë se ka parandaluar një akt sabotazhi të orkestruar nga Ukraina. Moska pretendon se ka shmangur hedhjen në erë të gazsjellësit rus që çon gaz në Turqi, tubacionet e të cilit do të furnizonin Evropën.

Tentohet të hidhet në erë gazsjellësi turk? Moska:

Moska pretendon se ka dekonspiruar një operacion komploti nga ana e Kievit të cilët donin të hidhnin në erë tubacionin që transportonte gaz nga Rusia për në Turqi.

Shërbimet ruse të Sigurisë pretendojnë se kanë sekuestruar disa mina magnetike, eksplozivë plastikë dhe prova të tjera që i implikojnë palën ukrainase në shpërthimin e gazsjellësit që transporton gaz nga Rusia për në Evropë.

Autoritetet ruse gjithashtu thonë se kanë vënë në pranga disa persona të përfshirë në atë që ata e quajnë sulm terrorist.

Kievi dyshohet se ka dhënë udhëzime për vendndodhjen e saktë në rajonin e Volgogradit të Rusisë ku bomba duhet të vendoset për të çaktivizuar tubacionin Rrjedha Jugore, i cili përdoret për të dërguar gazin natyror rus në Evropë.

Në mesin e muajit shtator raportoi se kishte kapur një agjent ukrainas dhe disa bashkëpunëtorë të cilët dyshohet se tentuan të vendosnin një bombë në një objekt përmes të cilit eksportohej gazi natyror rus drejt Turqisë.

Zyrtarë të lartë rusë më vonë konfirmuan se objektivi ishte infrastruktura tokësore e lidhjes së Rrjedhës Jugore, e cila kalon nën Detin e Zi.

Tubacioni nënujor do të ishte një element vendimtar për një qendër të propozuar gazi, për të cilën Rusia dhe Turqia kanë diskutuar kohët e fundit.

Moska sugjeroi se Ankaraja mund të shërbejë si një ndërmjetëse për furnizimin me gaz natyror rus në Evropën Jugore.

Rrjedha Jugore u mendua të lidhte Rusinë me Bullgarinë fillimisht, por projekti u anulua për shkak të trazirave në vitin 2014 në Ukrainë.

Projekti u riorganizua me Turqinë që shërbente si partner dhe tani gazsjellësi quhet Rrjedha Turke.

EMISIONET