Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, NATO: Në 2020-tën parandaluam konfliktin, jemi gati ta bëjmë sërish

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, NATO: Në 2020-tën

Zyrtarë të lartë, kanë reaguar për përplasjet në distancë mes Turqisë dhe Greqisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se Turqia ashtu si edhe Greqia është një aleat i vlefshëm dhe luan një rol të rëndësishëm në Aleancën e NATO-së.

Sipas mediave greke, Stoltenberg theksoi se NATO ka ngritur një mekanizëm parandalimi të konfliktit, i njëjti që është përdorur në 2020.

“Turqia ashtu si Greqia është një aleat i vlefshëm duke luajtur një rol të rëndësishme në Aleancë. NATO ka ngritur një mekanizëm për parandalimin e konflikteve të cilin e kemi përdorur edhe në vitin 2020 për të vendosur më shumë transparencë dhe për të parandaluar krijimin e një spiraleje të pakontrollueshme tensioni. Ne jemi gati ta bëjmë sërish”, ka thënë ai.

Më tej shtoi se situata është e vështirë duke pranuar tensionin në marrëdhëniet greko-turke dhe duke shprehur shqetësimin  e tij.

Së fundi, në lidhje me çështjen ukrainase, ai shpjegon se si Aleanca kërkon të “sigurojë fitoren për Ukrainën pa shkuar në luftë me Rusinë”, por theksoi se “retorika bërthamore e Putinit është e rrezikshme”.

EMISIONET