Tensionet Iran-SHBA, paralajmëron ministri i Jashtëm: Iraku mund të futet në konflikt!

Teksa tensionet mes Iranit dhe SHBA vijojnë të jenë të larta, duket se Iraku mund të përfshihet në konflikt nga grupet militante të mbështetura nga Irani dhe forcat amerikane. Ky ka qenë paralajmërimi i dhënë nga ministri i jashtëm irakian.

Tensionet Iran-SHBA, paralajmëron ministri i Jashtëm: Iraku mund

Iraku mund të shtytet në konflikt nga sulmet kokë më kokë në territorin e tij nga grupet militante të mbështetura nga Irani dhe forcat amerikane, tha për BBC-së ministri i jashtëm irakian, Fuad Hussein.

“Tensioni këto ditë mes Iranit dhe SHBA-së është shumë i lartë. Shpresoj që të dyja anët t’i ndalojnë sulmet. Nuk do të zgjidhin problemet e tyre në tokën irakiane.

Kemi paguar një çmim të madh. Shumica e popullit irakian nuk duan të kenë forca të huaja në tokën irakiane.

Ata që janë ftuar (amerikanët), ne do ta bëjmë këtë përmes negociatave. Dhe ata që nuk janë ftuar duhet të largohen, shpresojmë edhe përmes negociatave.", u shpreh kreu i diplomacisë irakiane.

Përgjatë ditëve të fundit, ka ndodhur një valë sulmesh ajrore nga SHBA-ja nga të cilat janë vrarë 17 luftëtarë të grupeve të mbështetura nga Irani.

Më pas, erdhi sulmi mbi komandantin e grupit militant. Sulmi u dënua nga qeveria në Irak e cila tha se nuk iu kushtua rëndësi jetëve civile apo të drejtës ndërkombëtare, raportoi BBC.

Sulmet amerikane ishin kundërpërgjigje për vrasjen e tre ushtarëve të SHBA-së në Jordani. SHBA-ja ka thënë se “do të vazhdojë të marrë veprimet e nevojshme” për të mbrojtur njerëzit e saj.

Ministri Hussein pranon se Irani ka influencë në Irak, por mohon se e dikton politikën në Bagdad. Situata mbetet e paqëndrueshme, sipas të dërguarës së Kombeve të Bashkuara në Irak, Jeanine Hennis-Plasschaert.

EMISIONET