Të shtëna me armë zjarri brenda hotelit, vriten 11 persona, plagosen disa të tjerë

Të shtëna me armë zjarri brenda hotelit, vriten 11 persona,

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një hotel në qytetin meksikan Celaya, në shtetin qendror Guanajuato.

Si pasojë 11 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Mdiat e huaja, referuar dëshmitarëve thanë se  një grup prej rreth 15 burrash të armatosur kanë hyrë në hotel në orën 22:00 (kohë lokale), duke qëlluar dhe duke hedhur bomba me benzinë përpara se të sulmonin të paktën dy bare aty pranë.

Forcat e sigurisë ndodhen në vendngjarje, por ende nuk kanë dhënë deklaratë se kush mund të jetë autor i ngjarjes.

 

EMISIONET