Të mbytur me borxhe, 9 anëtarët e një familje i japin fund jetës

Të mbytur me borxhe, 9 anëtarët e një familje i japin fund

Nëntë anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të vdekur nga një pakt vetëvrasjeje. Mes viktimave është edhe një vajzë 15-vjeçe e cila ishte më e vogla e familjes, ndërkohë më e moshuara që ka humbur jetën është një 72-vjeçare.

Trupat u gjetën në dy shtëpi të veçanta që i përkisnin dy vëllezërve të familjes, në lagjen Sangli të Maharashtra, Indi.

Mirror basuar në informacionin e policisë, raporton se nëntë personat vdiqën pasi kishin konsumuar helm dhe se familja po kalonte probleme financiare.

Vendimi tragjik i të gjithë anëtarëve erdhi pasi njerëzit u kërkonin paratë që u kishin dhënë, ndërkohë që ata nuk kishin për t’ua kthyer shumat që u kishin marrë.

Dy vëllezërit që zotëronin dy shtëpitë quheshin Popat Yallapa Vanmore, 52 vjeç dhe Manik Yallapa Vanmore, 49 vjeç.

Shtatë trupat e tjerë u identifikuan si Sangeeta Popat Vanmore, 48, Archana Popat Vanmore, 30, Shubham Popat Vanmore, 28, Rekha Manik Vanmore, 45, Aditya Manik Vanmore, 15, Anita Manik Vanmore, 28, dhe Akkatai Vanmore, 72 vjeç.

Ishin fqinjët ata që i gjetën, pasi kishin vënë re se dyert e dy shtëpive nuk po hapeshin prej kohësh.

Ndërkohë pesëmbëdhjetë persona, të cilët dyshohet se u kanë dhënë hua vëllezërve, janë arrestuar dhe policia është në kërkim të 10 të dyshuarve të tjerë, nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes.

EMISIONET