Të hënën inaugurohet Trump, të martën nis “fshesa” në SHBA! Homan: E nisim Çikagon, Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin
Deportimi i emigrantët që jetojnë në SHBA pa leje do të fillojnë që ditën e parë të punës së administratës së re Trump. "Cari kufitar" i Donald Trump, Tom Homan do të nis largimet që të martën, dhe vendi i parë do të jetë Çikago, një qytet me një popullsi të madhe migrantësh.
Dita e parë e presidentit Donald Trump në pushtet nis me “spastrimin” e emigrantëve nga SHBA-ja.
Mediat ndërkombëtare shkruajn se nga e marta e 21 janarit "Cari I kufitar” i Donald Trump, Tom Homan, do të nisë zbatimin e largimeve nga Çikago, një qytet me një popullsi të madhe migrantësh.
më tej politikat do të vijojnë në Nju Jorku dhe Los Anxhelos dhe tej duke përfshirë të gjithë shtetet që kanë miratuar më herët politikat e “strehës”.
Mediat I referohen një interviste televizive që Homan ka dhënë duke premtuar një “bastisje të madhe” në të gjithë vendin.
“Më 21 janar, ju do të shihni më shumë agjentë që kërkojnë kriminelë dhe anëtarë të bandave”, tha ai në një takim të republikanëve në Çikago muajin e kaluar.
Trump ka thënë se do të mbikëqyrë programin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA.
Agjencia e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave deporton emigrantët e paligjshëm gjatë gjithë kohës. Megjithatë, operacioni që pritet të nisë pas inaugurimit të Trump të hënën, pritet të synojë të ashtuquajturat qytetet “e shenjta” që kufizojnë bashkëpunimin me zyrtarët federalë të imigracionit.
Nën presidencën e demokratit Joe Biden, ICE Agjencia e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave, në përgjithësi i dha përparësi arrestimit të emigrantëve të paligjshëm që ishin kriminelë të kërkuar, kishin kaluar kufirin kohët e fundit ose përbënin një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Ndërsa ekipi i Trump ka sinjalizuar se do dëbimi do të jetë në një shkallë më të gjerë.