Takimi për klimën në Napoli, G20: Ambicje më e madhe, veprime urgjente

Takimi për klimën në Napoli, G20: Ambicje më e madhe,

Përmbytje në Kinë, përmbytje  në Gjermani, zjarre në Amerikë, i nxehti afrikan në Ballkan, shkrirje akullnajash dhe fenomene të tjera të ngjashme kanë alarmuar qeveritë anekënd botës për rregulla më të forta kundër ndryshimeve klimatike.

Ministrat e 20 ekonomive më të zhvilluara në botë janë mbledhur në Napoli të Italisë për të diskutuar për masat që do të ndërmerren për klimën. Njëzëri janë dakordësuar mbi urgjencën e betejës së përbashkët, ndërsa ranë dakord këtë të premte për qëllime të përbashkëta edhe më ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës sesa ato të vendosura në marrëveshjen e Parisit 2015.

Ministri italian Roberto Cingolani solli në vëmendje përmbytjet shkatërruese të javës së kaluar në Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë ndërsa theksoi se të tilla natyrore po "ndryshojnë ndërgjegjen tonë të përbashkët", madje edhe në një nivel politik, tha ai.

Shkencëtarët e klimës thonë se lidhja midis motit ekstrem dhe ngrohjes globale është e pagabueshme, duke bërë thirrje se duhen ndërmarrë veprime urgjente. Vendet anëtare të G-20-ës përbëjnë rreth 80% të prodhimit të brendshëm bruto të botës dhe rreth 60% të popullsisë së planetit.

Në bisedimet e Napolit, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Kanadaja e bënë të qartë se " duan të vendosin afate më ambicioze se ato të marrëveshjes së Parisit, që deri në fund të dekadës temperatura në mbarë botën të mos rritet mbi 1.5°C.

EMISIONET