Tajvani: Stërvitjet ushtarake të Kinës duken si simulim i një sulmi, 14 avionë kinezë kaluan kufirin ndarës

Tajvani: Stërvitjet ushtarake të Kinës duken si simulim i

Autoritetet në Tajvan njoftuan sot se stërvitjet ushtarake të Kinës duket se po simulojnë një sulm ndaj ishullit të vetëqeverisur, pasi sipas tyre, shumë anije luftarake dhe avionë kinezë kishin kaluar kufirin mesatar ndarës të ngushticës së Tajvanit

Tajvani paralajmëroi largimin e 20 avionëve kinezë, duke përfshirë 14 që kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit, tha të shtunën ministria e mbrojtjes e ishullit sipas Reuters.

Tajvani gjithashtu zbuloi 14 anije ushtarake kineze që kryenin aktivitete rreth ngushticës së Tajvanit, tha ministria në një deklaratë.

Ministria për Mbrojtje Kombëtare ka thënë më 6 gusht se forcat e armatosura të Tajvanit kanë lëshuar një alarm dhe kanë dërguar patrulla ajrore dhe detare rreth ishullit, si dhe kanë aktivizuar sistemin raketor tokësor, si përgjigje ndaj manovrave kineze.

Ministria ka thënë po ashtu se veprimet e Pekinit “kanë dëmtuar seriozisht paqen”, duke shtuar se ushtria e Tajvanit nuk synon luftë, mirëpo është e përgatitur dhe do të përgjigjet nëse është e nevojshme.

Nga ana e saj Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë se ka kryer stërvitje ushtarake – siç i ka planifikuar – në det dhe hapësirat ajrore ne veri, jugperëndim dhe lindje të Tajvanit, “për të testuar kapacitetet” e sistemeve të saj për sulme tokësore dhe detare.

Kina nisi stërvitjet ushtarake me armë luftarake pas ndalesës së zonjës Pelosit në Tajvan në fillim të kësaj jave, duke thënë se vizita e saj binte në kundështim me politikën e "një Kine" të vetme. Kina e sheh ishullin si një provincë të shkëputur që kërkon ta aneksojë me forcë nëse është e nevojshme dhe i konsideron vizitat në Tajvan nga zyrtarë të huaj, si njohje të sovranitetit të ishullit.

Kina ndal bashkëpunimin me SHBA-në në sektorët kyçë

Ndërkohë Kina është duke i dhënë fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në disa sektorë kyçë, përfshirë ndryshimet klimatike, bisedimet për ushtri dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Ky vendim vjen pas vizitës që ka kryer në Tajvan udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Administrata Biden dhe zonja Pelosi kanë thënë se SHBA-të mbeten të përkushtuara ndaj politikës së "një Kine", por mban marrëdhënie jozyrtare dhe në fushën e mbrojtjes me Taipein.

 

EMISIONET