Tajvani: Manovrat ushtarake të Pekinit në ujërat rreth nesh janë një akt i papërgjegjshëm

Tajvani: Manovrat ushtarake të Pekinit në ujërat rreth nesh

Presidenti Tajvanez e ka gjykuar lëshimin e raketave nga Kina pranë fluturimeve të ngjeshura ndërkombëtare dhe rrugëve detare rreth ishullit si "të papërgjegjshme" si pjesë e manovrave ushtarake në përgjigje të vizitës së kryetares amerikane, Nancy Pelosi, në Taipei.

Tsai i bëri thirrje Pekinit të veprojë me vetëkontroll më të madh. Tajvani nuk do të nxisë tensionet, por do të mbrojë sovranitetin, tha ai.

“Ne përpiqemi të ruajmë status quo-në përtej ngushticës me një mendje të hapur për të dialoguar në mënyrë konstruktive", shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes e Taipeit ka njoftuar se 68 luftarakë dhe 13 luftanije kineze kanë kaluar vijën e mesme informale që ndan ngushticën e Tajvanit.

Pas qëndrimit të mbajtur nga G7, Ministria e Jashtme kineze thirri ambasadorët e grupit, përfshirë Italinë, dhe të BE-së për të "shprehur zhgënjimin më të plotë" në komunikatën që kritikonte manovrat ushtarake.

“Thelbi i çështjes së Tajvanit nuk është një çështje demokratike, por një çështje e rëndësishme parimore mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës."

Kjo është përgjigja e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Hua Chunying ndaj kritikave të SHBA-së dhe vendeve perëndimore për reagimin e konsideruar "të tepruar" nga Pekini.

EMISIONET