Tajlandë/ Të paktën 34 të vrarë në një sulm në çerdhe, mbi 20 janë fëmijë

Tajlandë/ Të paktën 34 të vrarë në një sulm

Më shumë se 30 persona, shumica e të cilëve fëmije, u vranë në një sulm me armë zjarri dhe thikë në një qendër fëmijësh në verilindje të Tajlandën të enjten, tha policia lokale.

Në total 36 persona, përfshirë 24 fëmijë ishin pothuajse viktima të masakrës në qytetin e Uthai Sawan në rajonin Nong Bua Lamphu. Të paktën 12 u plagosën në incident sipas policisë.

Agresori më pas shkoi në shtëpinë e tij dhe dyshohet se vrau familjen përpara se të kryente vetëvrasje.

Forcat ligjzbatuese tajlandeze kanë identifikuar autorin e krimit si një ish-oficer policie i cili u largua nga shërbimi së fundmi.

 

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Mediet lokale raportuan se 34-vjeçari u shkarkua nga puna për shkak të problemeve me drogën dhe ndoshta ka qenë në influencën e lëndëve narkotike edhe gjatë sulmit.

Sipas autoriteteve, personi i armatosur hyri në qendrën e fëmijëve rreth orës 12:30 të mesditës gjatë kohës së gjumit.

Ai fillimisht qëlloi 4 ose 5 pjesëtarë të stafit, përfshirë një edukatore e cila ishte 8 muajshe shtatzënë, përpara se të sulmonte fëmijët.

Tajlanda ka një shkallë të lartë të posedimit të armëve, por të shtënat masive në vend janë të rralla.

Incidenti i fundit u regjistrua në 2020, kur një ushtar i cili ishte i acaruar rreth një marrëveshje pronësie vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 të tjerë në katër lokacione

EMISIONET