Tajani: Italia e gatshme të veprojë si një urëndërtuese midis Sirisë dhe Bashkimit Evropian
Italia ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të vepruar si një urëndërtuese midis Sirisë dhe Bashkimit Evropian – pas rënies së liderit afatgjatë Bashar al-Assad.
“Italia është e gatshme të luajë rolin e saj në promovimin e procesit të reformës në Siri”, tha sot ministri i Jashtëm, Antonio Tajani pas një takimi me udhëheqësin de-fakto sirian Ahmed al-Sharaa, në Damask.
Tajani u takua gjithashtu me homologun e tij sirian, Asaad al-Shaybani dhe e siguroi atë se do të ndiqte nga afër procesin e qetësimit dhe rindërtimit të vendit.
“Qëllimi është të promovohet një proces politik që garanton të drejtat themelore të të gjithë sirianëve – dhe që njeh rolin e të krishterëve si qytetarë me të drejta të plota”, tha ai.
Tajani është ministri i tretë i Jashtëm i BE-së që bën një vizitë zyrtare në Siri – pas grushtit të shtetit në fillim të dhjetorit, pas ministres gjermane, Annalena Baerbock dhe kryediplomatit francez, Jean-Noël Barrot, të cilët udhëtuan atje rreth një javë më parë.