Sunak shpëton Braverman/ U akuzua për shkelje në timon, Suella Braverman i shpëton hetimit
U akuzua se kishte kërkuar trajtim special për shkelje në timon, Suella Braverman i shpëton hetimit. Ky është vendimi që ka marr Kryeministri britanik, Rishi Sunak, për akuzat se kishte thyer kodin ministror. Të dy kanë shkëmbyer letra me njëri-tjetrit të mërkurës ku Braverman shpreh keqardhje për mënyrën sesi ajo e ka zgjidhur situatën, por Sunak i ka thënë se nuk ka nevojë për investigime zyrtare.
Suella Braverman do të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e Ministres së Brendshme, pasi Kryeministri britanik Rishi Sunak vendosi që nuk do të ketë një hetim të mëtejshëm, për akuzat se kishte thyer kodin ministror duke kërkuar një kurs privat, për një shkelje që lidhej me tejkalim të shpejtësisë së automietit.
Të dy kanë shkëmbyer letra mes njëri-tjetrit mëngjesin e të mërkurës ku Braverman shpreh keqardhje për mënyrën sesi ajo e ka zgjidhur situatën, por Sunak i ka thënë se nuk ka nevojë për hetime zyrtare.
Braverman shprehet se e ka bërë këtë kërkesë për ‘sigurinë dhe privatësinë’ e saj duke qenë në postin e Ministres nën mbrojtjen e Policisë.
“E kuptoj se si disa njerëz e shohin si shmangie ndaj sanksioneve, por në asnjë moment nuk ka qenë ky qëllimi,” shprehet Braverman.
Ajo po ashtu ka thënë se më mirë do të paguajë një gjobë dhe t’i hiqen pikë nga leja e saj e drejtimit sesa të shkoj në këtë kurs.
Çështja fokusohet në një gjobë për tejkalim shpejtësie që Braverman ka marrë vitin e kaluar, teksa ishte në postin e Prokurores së Përgjithshme.
Ajo më pas i ka kërkuar një punonjësi civil për të organizuar një kurs privat vetëm për të, ndryshe nga grupet e zakonshme ku janë edhe shkelës të tjerë të rregullave, por ai ka refuzuar të përfshihet në çështje.