Sunak konfirmon: Avionët e Britanisë së Madhe rrëzuan dronët iranianë!
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka konfirmuar se kanë qenë avioanët britanike që kanë rrëzuar dronët e Iranit, që sulmuan Izraelin mbrëmjen e kaluar.
Ai u shpreh se “Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një “përpjekje të koordinuar ndërkombëtare” për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani.
Sunak thotë se sulmi i Iranit ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër”.
Më tej Sunak shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të punojë me aleatët e saj për të de-përshkallëzuar situatën.